TEAM OF THE WEEK 5
TOP 5-shja e javës në Superligë (V)
23 October, 2018 @9:30
Pas ndeshjeve të xhiros së pestë të Superligës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen më të mirë për të bërë ekipin e javës.
TOP 5-shja përbëhet nga: Cole (KB Prizreni), Qallaku (KB Rahoveci), Wrencher (KB Borea), Capps (KB Bashkimi) dhe Boukichou (KB Prishtina).
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Elliot Cole nuk kishte se si të shutonte gjuajtjen në sekondën e fundit, sepse 43 pikët e tij në ndeshje do të bëheshin 46 e Prizreni do të fitonte derbin.
Arian Qallaku si bletë punëtore. Pa shumë zhurmë, duke mos pushuar asnjë minutë në lojë me 25 pikë, 5 asistime e 2 topa të rrëmbyer, mban Rahovecin në krye të klasifikimit dhe me startin më të mirë në histori.
Patrick Wrencher erdh te Borea si emër i ri dhe ndihmoi jashtëzakonshëm në fitoren e dytë të ekipit këtë stinor, duke luajtur gati tërë ndeshjen, shënoi 20 pikë e 8 kërcime në fitoren e pejanëve.
Më meritori për fitoren e Bashkimit me saktësinë e tij, Jordan Capps. Prej se Capps erdh në ekip, Bashkimi është njoftuar me fitoren e parë, e tash edhe me të dytën. 29 pikë, 8 kërcime e 5 asistime në llogari të tij për të qenë pjesë e ekipit të javës.
Në pesëshen e javës do të mund të ishte edhe Kyan Anderson, që për pak qe duke regjistruar triple-double ndaj Yllit. Por, qendra belge Khalid Boukichou ka qenë njeriu që ka bërë dallimin në ndeshje në 28 minuta sa ishte në parket me 23 pikë, 6 kërcime, 2 topa të rrëmbyer dhe 1 bllokadë.