NË SLLOVENI
Gëzim Morina me ekip, mposht skuadrën e babait të Doncicit
24 October, 2018 @12:39
Reprezentuesi i Kosovës, Gëzim Morina, ka qenë lojtari i tretë me minutazhë më të madhe te ekipi i tij Sencur i Kranjit në fitore ndaj skuadrës Ilirija, që drejtohet nga babai i yllit të Sllovenisë Luka Doncic, Sasa Doncic.
Morina në 23 minuta sa ka qenë në parket, ka shënuar 12 pikë, 4 kërcime, 2 asistime e 1 bllokadë, derisa Sencur ka mposhtur Ilirijën 81-62 si mysafir.
Kjo ka qenë fitorja e parë sezonale për ekipin e Morinës në stinorin e ri të elitës së basketbollit slloven, ku Sencur tash ka bilanc 1-1, ndërsa Ilirija ende s’ka shënuar fitore.