VËLLAZNIMI - TREPÇA
Trepça merr kryesimin, e fortë për Vëllaznimin
19 November, 2016 @17:19
Skuadra e Vëllaznimit, që po garon me basketbollistë kryesisht të rinj në Superligë, ka qenë e pafuqishme përballë Trepçës që këtë stinor është përforcuar dukshëm.
Trepça ka nisur furrishëm takimin 11-2 për të marrë në kontroll lojën shpejt, ndërsa me 27 pikë të shënuara në çerekun e parë ka treguar dominimin e saj.
Çereku i dytë kaloi pak më barabartë, 16-18, kur trajneri i ri i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, pushoi lojtarët kryesorë të skuadrës.
Sidoqoftë, gjithçka përsëri erdhi në vend të vetë në çerekun e tretë, kur Trepça shtoi 28 pikë për këtë 10 minutësh, ndaj 13 të shënuarave nga kuqezinjtë vendas në “Shani Nushi”, për të hyrë në çerekun final të lojës pa ngarkesë (47-73) dhe për të përfunduar ndeshjen me 65-98.
Ndër më të dalluarit te Trepça sonte kanë qenë Samir Zekiqi, Frederic Stutz dhe Montrael Scott, derisa te Vëllaznimi treshja Beqë Kovaçi, Genti Zeka dhe Blendi Matoshi, kanë qenë më të dalluarit në humbje.
Samiri e përfundoi takimin me 19 pikë të shënuara, 3 kërcime e 2 asistime, ndërsa Stutz me 13 pikë e 6 kërcime.
Kovaçi shënoi për Vëllaznimin 15, ndërsa Zeka e Matoshi kontribuuan me 13, përkatësisht 12 pikë të shënuara.
Pas këtij dueli Trepça ka bilanc 5-3 dhe për momentin është lider i klasifikimit në Superligë, ndërsa Vëllaznimi mbetet me 1 fitore të vetme, karshi 7 humbjeve pas 8 xhirove të para të zhvilluara.
KB VËLLAZNIMI
1. Beq Kovaqi (28:27) | 15 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
2. Gent Zeka (31:36) | 13 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
3. Blendi Matoshi (24:16) | 12 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
4. Leutrim Berisha (11:01) | 6 pikë | 1 kërcim | - |
5. Fisnik Juniku (23:50) | 5 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
6. Atik Koshi (16:03) | 4 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
7. Arian Qallaku (24:53) | 4 pikë | 5 kërcime | - |
8. Kreshnik Avdija (13:26) | 2 pikë | 4 kërcime | - |
9. Drin Domi (1:36) | 2 pikë | 1 kërcim | - |
10. Dardan Brovina (5:15) | 2 pikë | - | - |
11. Driton Rraci (14:27) | - | 2 kërcime | 2 asistime |
12. Ardit Zeka (1:36) | - | - | - |
KB TREPÇA
1 | Samir Zekiqi (18:18) | 19 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
2 | Frederic Stutz (17:09) | 13 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
3 | Agon Selmani (26:37) | 12 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Scott Montrael (19:55) | 12 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Jeremy Wise (19:54) | 11 pikë | - | 4 asistime |
6 | Besnik Azemi (14:07) | 9 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Burim Zekiqi (20:18) | 8 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Nikola Ljujic (20:32) | 5 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
9 | Mishe Dimini (10:00) | 4 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Arian Tahiri (12:12) | 3 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
11 | Valdrin Haxhiu (17:02) | 2 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
12 | Albelard Rashiti (3:20) | - | - | - |