PARA FINAL FOUR-IT
Trepça, e vetmja pa përforcime në Final Four
15 February, 2017 @19:54
Këtë fundjavë, përkatësisht të premtën më 17 shkurt dhe të dielën më 19 shkurt, do të luhet Final Four-i i Kupës së Kosovës, ku do të garojnë katër skuadrat më të mira të Kosovës.
Ndryshe nga Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, që së fundi kanë shtuar forcë në përbërjet e tyre duke transferuar lojtarë të ri, nikoqirja e Final Four-it, Trepça, do të jetë skuadra e vetme e papërforcuar para Final Four-it.
Te Prishtina do të debutojë Mike Moser, te Peja slloveni Robert Abramovic, derisa te Bashkimi dy amerikanët, Garrius Adams dhe Antonio Jenifer.
Përveç tyre, që të trija skuadrat janë përforcuar edhe me lojtarë të tjerë të huaj gjatë muajit të fundit, të cilët ende nuk janë komponuar plotësisht me ekipet e tyre.
Trepça që nga fillimi i stinorit i ka mbajtur në përbërjen e saj katër lojtarë të huaj (Wise-Scott-Ljujic-Stutz), ndërsa që nga fillimi i këtij viti i është bashkuar edhe qendra Kiel Turpin.
Trepça në Kupë do të luajë gjysmëfinalen kundër Sigal Prishtinës, derisa Bashkimi dhe Peja formojnë çiftin tjetër gjysmëfinal.