TIFO
Tifozët, hijeshi e Final Fourit
15 February, 2017 @12:51
Pas shumë kohësh, të gjitha tifozëritë e katërshes së madhe të basketbollit të Kosovës do të jenë në një vend.
Final Four i Kupës së Kosovës që do të nis të premten në Mitrovicë, do t’i mbledh (sipas renditjes alfabetike): “Arpaxhikët”, “Plisat”, “Shqiponjat” dhe “Torcidën”, në përkrahje të ekipeve të tyre.
Kësaj radhe, të gjitha skuadrat kanë shpresa për të fituar Kupën, ndërsa rivalitetit në parket hijeshi do t’i japin pjesa e pandashme e ekipeve - tifozëria.
KLIKO PËR TË MËSUAR KUSH SA KUPA I KA FITUAR DERI SOT?
Herën e fundit, të gjitha tifozëritë kanë qenë të pranishme në Final Fourin e organizuar në Prizren, në vitin 2013. Në vitet tjera, së paku njëra nga tifozëritë ka munguar për arsye të ndryshme.
Çdo tifozëri ka marrë nga 300 bileta për ndeshje, ka konfirmuar FBK. Ndërsa në “Minatori” do të jenë prezent edhe zyrtarë të lartë të FIBA-së për të parë njërën ndër ngjarjet më të mëdha të basketbollit në vend.
GJYSMËFINALET E KUPËS SË KOSOVËS:
E premte, 17 shkurt 2017: | Ora 16 | KB Peja - KB Bashkimi | |
E premte, 17 shkurt 2017: | Ora 20 | KB Trepça - KB Prishtina | |
E diel, 19 shkurt 2017: | Ora 19e30 | FINALJA (Fituesi 1 vs Fituesi 2) |