BORXHET
Peja, para përjashtimit nga BIBL
14 February, 2017 @12:46
Skuadra e vetëm kosovare që ka mbetur duke garuar në gara ndërkombëtare këtë stinor, KB Peja, sipas një letre të dërguar nga zyrtarë të BIBL në adresën tonë, nuk ka shlyer borxhet drejt ligës dhe është para përjashtimit nga garat!
“Me keqardhje, duhet t’ju informojmë se Pejës do t’i ndalohet pjesëmarrja në vazhdim të BIBL 2016/17 nëse obligimet financiare nuk përfundojnë brenda 24 orëve ndaj BIBL,” - shkruan në letrën që i është drejtuar kryetarit të KB Peja, FBK-së por edhe drejtorit ekzekutiv të FIBA Europe.
Afati i fundit për shlyerjen e borxheve të Pejës është 15 shkurt 2017.