Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 22/23

Trepça eliminohet nga Gottingen

Trepça eliminohet nga Gottingen


27 September, 2022 @22:16

Trepça nuk ka arritur t’i bëj ballë fuqisë së Gottingenit në kuadër të ndeshjes çerekfinale të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit përkundër mundit të treguar në pjesë të dytë, nuk kanë arritur të bëjnë më shumë, pasi që pjesa e parë ka qenë fatale për ta, kur ekipi gjerman dominoi plotësisht për t’i ndalë ata në 43-22, ndërsa dueli përfundoi 76-62 [29-13, 16-9, 15-26, 16-14].

Gjermanët përkundër gjithë mundit të mitrovicasve si dhe përkrahjes së madhe në tribunat përplot të Minatorit, nuk ranë nga loja në pjesë të dytë për të arritur fitore komode dhe për të siguruar gjysmëfinalen e kualiifikimeve për FIBA Europe Cup.

Harald Frey shënoi 18 pikë e 8 asistime për Gottingenin, ndërsa Rayshaun Hammonds luajti me double-double prej 15 pikëve dhe 11 kërcimeve në fitoren e Gottingenit të drejtuar nga Roel Moors.

Minatori view, at Gottingen vs. Trepca, FIBA Europe Cup

Në anën tjetër, te Trepça që tentoi të bëj mrekulli në pjesë të dytë, por ajo ishte larg, Adam Grant luajti me 17 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi dha 12 pikë e 5 asistime.

Dyshja e ardhur këtë verë, Mikaile Tmusic e Erjon Kastrati u ndalën në 9 pikë së bashku, ku i pari dha 3, ndërsa i dyti 6 pikë. Tmusic shutoi 1/8 për tri pikë, ndërsa Kastrati 0/3!

Gottingen shkon në gjysmëfinale të kualifikimeve për FIBA Europe Cup, ndërsa Trepça me kaq përshëndetet nga dueli i parë evropian, që në ndeshjen e parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga