Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OBILIQ

Trepça fiton derbin e mbetur

Trepça fiton derbin e mbetur


4 November, 2015 @19:17

Një përballje tejet interesante u zhvillua sot në Obiliq ku u takuan Trepça e Bashkimi. Mëkat që kjo ndeshje kaloi në terr televiziv dhe nuk kishte transmetim, derisa u bë një luftë e madhe për çdo pikë në palestër, në ndeshjen që në fund e fitoi Trepça. 

Ndeshja kishte shumë kthesa në rezultat, derisa herë njëra e herë pala tjetër dilte në epërsi. Fundi i çerekut të parë pa Bashkimin në epërsi 16-19, ndërsa 20 minutëshi i parë çoi skuadrat në pushim me epërsi të mitrovicasve 43-38. 

Pjesa e dytë nisi me të njejtin ritëm të lojës nga të dy skuadrat, derisa skudrat në çerekun e fundit të lojës hynë baraz, 59-59. 

TABELA AKTUALE

Gjithçka do të duhej të vendosej në çerek të fundit të ndeshjes dhe skuadrat u mobilizuan, ndërsa mitrovicasit e drejtuar nga kroati Neven Plantak kanë arritur të dalin fitues krejt në fund me rezultat të ngushtë 82-80.

Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të Superligës, që ishte shtyer për shkak të ndeshjeve të Bashkimit në kuadër të BIBL.



Rezultati sipas çerekëve

Trepça Bashkimi
Çereku i parë 16 19
Çereku i dytë 27 19
Çereku i tretë 16 21
Çereku i katërt 23 21


Koshashënuesit te Trepça

1 Benjamin Buçaj 18 pikë
2 Besnik Azemi 17 pikë
3 Korab Prekazi 12 pikë
4 Gazmend Asllani 11 pikë
5 Mario Pesut 10 pikë
6 Eddi Jurjevic 6 pikë
7 Arian Tahiri 5 pikë
8 Valdrin Haxhiu 3 pikë


Koshashënuesit te Bashkimi

1 Tay Waller 28 pikë
2 Granit Rugova 15 pikë
3 Tree Bussey 13 pikë
4 Gerti Shima 12 pikë
5 Sani Ibrahim 5 pikë
6 Qëndrim Biraj 4 pikë
7 Andi Shehu 3 pikë

 
Të gjitha lajmet nga