TREPÇA FITON DERBIN NDAJ '89-shit!

Fotot: KFTrepça/ fb
Trepça fiton derbin lokal, rindez luftën për Superligë!
18 April, 2025 @21:19
Me golat e shënuara në pjesë të parë, Trepça ka fituar derbin lokal ndaj Trepçës’89 sot në “Riza Lushta”, ndërsa me këtë fitore, ekipi mitrovicas i drejtuar nga Edi Martini ka rindezur paparashikueshmërinë në luftë për Superligë.
Golat e Gabriel Sylas dhe Kamelo Hoalas i kanë dhënë fitoren Trepçës, ndërkaq ‘89-shi nuk ka arritur të rikthehet assesi në pjesë të dytë dhe kështu është pajtuar me humbjen e dytë me radhë, pasi që në xhiron e kaluar pësoi edhe nga Liria si vendase po në të njëjtin stadium!
Fitorja e Trepçës tash, bën që të pesë ekipet që po garojnë për Superligë të ringjallin shpresat e plota për të siguruar atë. Kjo, pasi që në katër (për disa pesë) xhirot e mbetura, lufta duket kështu:
1. Drenica, 46 pikë
2. Vëllaznimi, 41 pikë
3. Trepça’89, 40 pikë
4. Liria, 40 pikë (-1 ndeshje)
5. Trepça, 38 pikë...
Pozita e parë siguron Superligën, e dyta barazhin.
Pra, pas XXIII xhirosh, Trepça e pesta në renditje ka 38 pikë dhe është aktualisht vetëm 3 pikë larg pozitës për barazh. Ndërkaq Trepça’89 me dy humbjet e fundit në dy xhirot e fundit, mbetet në 40 pikë dhe humb pozitën e dytë, duke rënë në të tretën momentalisht.