SUPERLIGA

BOROZANI/ Erdis Driza
Trepça kompletohet me të huaj, mungon Mehmeti
20 September, 2014 @19:38
Përveç amerikani të paralajmëruar më parë si përforcim, Ken Brown, në stinorin e ri për skuadrën e Trepçës do të luajnë edhe tre basketbollistë të huaj.
Xehetarët kanë siguruar shërbimet e qendrës 206 centimetërshe nga Bullgaria, Yanko Dzhukev, playmakerit amerikan, Marquiz Baker, si dhe amerikanit tjetër, Anthony Thompson.
Katërshja e huaj janë kërkesat e vetme të paraqitur në federatë për regjistrim të lojtarëve, ndërsa e çuditshme është fakti se në listën e publikuar nga FBK-ja për parqitjet e lojtarëve nga klubet nuk është përfshirë fare emri i Arian Mehmetit, i cili ditë më parë kishte filluar të stërvitet me ekipin nga qyteti i Mitrovicës.