TREPÇA

Trepça liron amerikanin Kennedy
17 October, 2019 @11:15
Skuadra mitrovicase, Trepça, para pak çastesh ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se ka liruar basketbollistin amerikan Collin Kennedy.
Kennedy për Trepçën luajti në 3 ndeshje. Ai në këto ndeshje nuk ka shënuar asnjë pikë, derisa ka bërë 1 asistim dhe ka rrëmbyer 1 kërcim.
Trepça aktualisht në 3 ndeshjet e zhvilluara nuk ka asnjë fitore, derisa në xhiron e radhës do të përballet me Pejën.