Të gjitha lajmet

TREPÇA - AS PRISHTINA

Trepça mbetet në Superligë

Trepça mbetet në Superligë

17 October, 2020 @18:46

Skuadra e Trepçës, duke e mposhtur AS Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë të Play Outit, ka siguruar mbijetesën në Superligë.

Trepça ishte bindshëm me e fortë se AS Prishtina, e cila luajti me vetëm shtatë lojtarë. Nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshuan epërsinë dhe kështu e siguruan Superligën duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 115-47.

Mojeed Ewuosho ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra mitrovicase me 24 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Devin Haygood me 19 pikë e 9 kërcime.

Te AS Prishtina më i dalluari ishte Don Polloshka me 21 pikë e 3 asistime, por nuk mjaftuan për befasi.

Trepça në ndeshjen e parë e kishte mposhtur AS Prishtinën me rezultat 54-76.

Skuadra mitrovicase në ndeshjen e parë të stinorit do të takohet me Bashkimin në Prizren.

TREPÇA - AS PRISHTINA

Përfundon pjesa e parë në Mitrovicë

17 October, 2020 @17:44

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e dytë të Play Outit në mes të Trepçës dhe AS Prishtinës. Pas…

KARAGAÇ

I huaji i dytë te Peja, Amel Kuljuhovic

16 October, 2020 @17:20

Para pak çasesh KB Peja ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë të huaj për edicionin 2020/21. Ai është boshnjaku…

AS PRISHTINA - TREPÇA

Trepça bindëse, një hap para mbijetesës

14 October, 2020 @18:38

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë së Play Outit të Superligës, duke e mposhtur…

AS PRISHTINA - TREPÇA

Ç3: Thellohet epërsia

14 October, 2020 @18:11

Ka përfunduar edhe çereku i tretë në ndeshjen e parë të Play Outit në mes të AS Prishtinës dhe Trepçës. …

AS PRISHTINA - TREPÇA

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen AS Prishitna - Trepça

14 October, 2020 @17:41

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Play Outit në mes të AS Prishtinës dhe Trepçës. Pas 20 minutave…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga