BASKETBOLLISTI KROAT DREJT MITROVICËS
Trepça me përforcim kroat
14 November, 2015 @16:58
Basketbollisti kroat 22 vjeç, Petar Zivkovic, do të jetë përforcimi i ri i Trepçës. Aloja 193 centimetërshe ka arritur marrëveshje me ekipin mitrovicas ka shkruar sot portali Brod i Kroacisë.
Trajneri kroat i Trepçës, Neven Plantak, ka punuar më parë me lojtarin e ri në Slavonski Brod dhe e ka ftuar atë që të vijë si përforcim te ekipi mitrovicas që aktualisht është i dyti në tabelë të klasifikimit në Superligë.
Së fundi, Zivkovic ka qenë lojtar i ekipit sllovak, MBK Lucenec, ndërsa këtë stinor iu kthye Slavonski Brodit. Ai gjatë gjithë verës është stërvitur me trajnerin (ish lojtarin e famshëm kroat) Slaven Rimac.
Trepça këtë xhiro nuk do të ketë ndeshje, pasi që është paralajmëruar shtyerja e lojës me Sigal Prishtinën, për shkak të orarit të ngjeshur të mesjavës për këta të fundit në gara ndërkombëtare.