Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - RAHOVECI

Trepça mposhtë Rahovecin, fitorja e dhjetë sezonale

Trepça mposhtë Rahovecin, fitorja e dhjetë sezonale


16 December, 2021 @20:48

Në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor në Superligë, Trepça e ka mposhtur skuadrën e Rahovecit me rezultat 91-84. Kjo ishte fitorja e dhjetë sezonale për Trepçën në Superligë, me ç‘rast skuadra mitrovicase bëhet e para e Superligës që e arrin këtë numër të fitoreve.

Takimi i luajtur në “Minatori” në përgjithësi kaloi me dominim të mitrovicasve, të cilët krijuan epërsi dyshifrore menjëherë pas çerekut të parë, i cili u mbyll 29-16.

TABELA AKTUALE

Epërsia e krijuar herët u menaxhua mjaft mirë nga mitrovicasit në vazhdim të ndeshjes (22-22, 25-25 dhe 15-21) dhe ndeshja u mbyll me fitore. Në fakt, Rahoveci në çerekun e fundit e ngushtoi rezultatin deri në 3 pikë, por mitrovicasit nuk e humbën koncentrimin në momentet vendimtare dhe e mbyllën ndeshjen me fitore.

Taurus Cokfield Jr. (21 pikë, 7 kërcime, 5 asistime), Drilon Hajrizi (20 pikë, 6 asistime, 4 kërcime) dhe Gerald Blackshear (19 pikë, 9 kërcime, 1 asistim) ishin më të mirët te Trepça sonte, kurse te Rahoveci më së shumti u dalluan Ameer Jackson (23 pikë, 6 asistime, 3 kërcime) dhe Fisnik Rugova (17 pikë, 7 kërcime, 3 asistime).

Kur flasim për statistika, duhet përmendur që Drilon Hajrizi dhe Taurus Cockfield Jr., dy basketbollistët e Trepçës, kanë shënuar pikë dyshifrore në të gjitha ndeshjet e Trepçës në këtë stinor vjeshtor të Superligës.

Kështu, Trepça e mbyllë stinorin vjeshtor të Superligës me bilanc 10-4, kurse Rahoveci pas 13 ndeshjeve të luajtura ka bilanc 3-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga