EKSKLUZIVE
Trepça nënshkruan me amerikanin Kennedy
21 August, 2019 @22:13
Skuadra mitrovicase, Trepça, ka nënshkruar kontratë me lojtarin amerikan Collin Kennedy.
Collin Kennedy është i gjatë 195 cm dhe luan në pozitën e alo qendrës.
Kennedy 22 vjeçar, në një bisedë ekskluzive me TopSportin ka thënë së është shumë i emocionuar që do të luaj vitin e parë profesional në Evropë.
“Jam shumë i emocionuar që do ta luaj vitin e parë në karrierën time profesionale në Evropë dhe do ta përfaqësoj KB Trepçën. Kjo është hera e parë që do të udhëtoj në Evropë dhe me padurim pres që të takohem me skuadër me trajnerin dhe me kryetarin e klubit.
Gjithashtu kam dëgjuar shumë gjëra të mira për fansat e Trepçës.” ka thënë Kennedy për TopSportin.
Ky do të jetë përforcimi i parë i Trepçës për këtë stinor.