Të gjitha lajmet

VËLLAZNIMI - TREPÇA

Trepça përkohësisht në pozitën e dytë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Trepça përkohësisht në pozitën e dytë

11 November, 2020 @21:09

Ndeshja hapëse e xhiros së 4 në Superligën e Kosovës në basketboll në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës, përfundoi me fitoren e skuadrës mitrovicase me rezultat 76-80.

Fituesi i këtij dueli u caktua në sekondat e fundit, ngase rezultati ishte i ngushtë por djelmoshat e trajnerit Neven Plantak u treguan më të koncentruar dhe e arritën fitoren e dytë rresht në Superligë.

Më i miri te skuadra mitrovicase ishte Tobi Ewuosho me 26 pikë, 8 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Kalin Fisher me 19 pikë dhe Valdrin Haxhiu me 15 pikë të tjera.

Te Vëllaznimi u dalluan Cedric Council me 27 pikë e 8 kërcime, Devonte Jackson me 18 pikë dhe Chris Hortman me double-double prej 11 pikëve e 13 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Trepça me një ndeshje më shumë aktualisht është ngritur në pozitën e dytë me 2 fitre e 2 humbje, kurse Vëllaznimi ka bilanc prej 1 fitoreve e 3 humbjeve deri më tani.

Në xhiron e pestë Trepça takohet me Pejën, derisa Vëllaznimi me Yllin.

VËLLAZNIMI - TREPÇA

1 pikë dallim në ndeshjen Vëllaznimi - Trepça

11 November, 2020 @19:48

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Vëllaznimi - Trepça. Pas 20 minutave lojë, rezultati është 40-39 në të mirë…

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Vëllaznimi - Trepça

11 November, 2020 @18:42

Caktohen pesëshet e para të Vëllaznimit dhe Trepçës. VËLLAZNIMI: Arion Balluku, Roni Koshi, Chris Hortman, Devante Jackson, Cedric Council. TREPÇA:…

CORONAVIRUS

2 basketbollistë të Pejës, pozitiv në COVID-19

10 November, 2020 @23:46

Para pak çastesh klubi i Pejës, përmes llogarisë së ekipit në Facebook, ka vërtetuar lajmin se janë 2 basketbollistë të…

SHTYHET PEJA-BASHKIMI

COVID-19 shtyen ndeshjen Peja-Bashkimi!

10 November, 2020 @23:05

Para pak çastesh skuadra e Bashkimit në llogarinë zyrtare të klubit ka bërë të ditur se ndeshja mes Pejës dhe…

NË PRITJE TË DEBUTIMIT

Cannefax me përvojë, pritet të debutojë

Xavier Cannefax ka arritur ditë më parë në Kosovë/ Foto: KBPontePrizreni/fb

10 November, 2020 @13:11

Përforcimi i ri i klubit të Ponte Prizrenit, Xavier Cannefax, që ka arritur ditë më parë në Kosovë, pritet të…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga