Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - BASHKIMI

Trepça pranë gjysmëfinales, Bashkimi rrezikon Play Offin

Trepça pranë gjysmëfinales, Bashkimi rrezikon Play Offin


9 April, 2022 @22:58

Në çerekun e fundit të ndeshjes, Trepça ka pasur gjashtë sulme radhazi të pasukssesshme, ndërsa Bashkimi në shtatë tentime të tyre të sulmeve, nuk ka arritur të shënojë pikë! Krejt kjo, kur kishin mbetur edhe rreth 6 minuta deri në fund të ndeshjes ndërsa rezultati ishte 75-68 në të mirë të mitrovicasve.

E kur Bashkimi shënoi dy pikë nga gjuajtet e lira për të afruar rezultatin në 75-70, Trepça iu kundërpërgjigj me treshe, ndërsa loja vazhdoi me pikë nga secila palë, kurse Bashkimi përsëri nuk shënoi në momente vendimtare, për të rënë në fund me përfundimtaren 83-77 [25-25, 23-19, 21-19, 14-14].

Prizrenasit kanë qenë shumë afër befasisë së xhiros, por s’e arritën këtë dhe mitrovicasit festuan në fund duke iu afruar sigurimit direkt të gjysmëfinales së PlayOffit, ku i dërgon vendi i dytë në renditjen përfundimtare të stinorit të rregullt, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit të rregullt.

TABELA AKTUALE

E tre lojtarë me nga 17 pikë te Trepça kanë kryer punën gjatë ndeshjes, ku Taurus Cockfield ka shtuar edhe 7 asistime në pikët e tija, Drilon Hajrizi 6 asistime në po të njëjtat pikë kurse Rodney Purvis 3.

Më efikasi te Bashkimi ka qenë Corey Ross me 20 pikë e 7 kërcime, ndërrsa 16 të tjera ka shtuar Julien Lewis - që ka qenë lojtari i vetëm që kreu lojën me double-double duke regjistruar edhe 10 kërcime.

Trepça tash me 18-8 është shumë afër sigurimit të pozitës së dytë, ndërsa Bashkimi rrezikon PlayOffin me këtë humbje dhe i afrohet PlayOutit me bilanc 10-16 momentalisht, derisa mbesin edhe dy xhiro deri në fund, si dhe varet nga rezultatet e Rahovecit!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga