RAHOVECI 71-75 TREPÇA
Trepça rikthehet dhe triumfon ndaj Rahovecit
2 September, 2021 @17:54
Trepça ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në përballjen e tretë çerekfinale të Superkupës së Kosovës, duke i mposhtur me tre pikë dallim, 71-75 [17:14, 20:22, 16:22, 18:17].
Përkundër se vreshtarët nisën më mirë ndeshjen dhe përfunduan pjesën e parë në epërsi minimale, mitrovicasit të drejtuar nga bullgari Lubomir Minchev kanë arritur që të kthejnë ndeshjen në pjesë të dytë dhe me pikët nga gjuajtja e lirë në sekondat e fundit kanë fituar duelin.
Rahoveci i drejtuar nga greku Fotis Takianos arriti të kthehet në lojë për të barazuar gjithçka 68-68, pasi që mitrovicasit në çerekun e tretë e përfunduan 50-58.
E në fund, më të koncentruar u treguan xehetarët për të fituar duelin.
Kundërshtari i Trepçës në gjysmëfinale të Superkupës do të kuptohet pas çerekfinales së fundit që zhvillohet sonte në mes të Yllit dhe Bashkimit.