SUPERKUPA
Kampioni përballet me Bashkimin në Superkupë
2 September, 2021 @11:39
Ndeshja e dytë e ditës së sotme në Superkupë, do të luhet në mes të Yllit dhe Bashkimit.
Kampioni aktual, Ylli, pas Superligës, kërkon edhe Superkupën e Kosovës. Skuadra Suharekase është përforcuar me 5 të huaj, derisa ka vazhduar kontratat e Erjon Kastratit e Gëzim Morinës.
Bashkimi përforcimin e parë e kishte bërë pikërisht nga Ylli, duke e transferuar Valon Bunjakun, derisa e shtoi në skuadër edhe ish-kapitenin e Yllit, Artin Gashin.
Skuadra prizrenase gjithashtu ka bërë 3 përforcime të huaja
Ndeshja fillon nga ora 19:00, fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale me fituesin nga dueli Rahoveci - Trepça.