Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRANIMIR PAVIC

U përmirësuam pas çerekut të parë dhe fituam me meritë

Trajneri i Bashkimit, Branimir Pavic/ Foto: KBBashkimi/fb

U përmirësuam pas çerekut të parë dhe fituam me meritë


18 November, 2021 @13:34

Trajneri i Bashkimit, Branimir Pavic, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së mbrëmshme ndaj Rahovecit ka bërë të ditur se ekipi u konsolidua pas çerekut të parë për të shkuar te fitorja e merituar.

“Ne nuk ia nisëm mirë ndeshje. I lamë të shënojnë 25 pikë në çerekun e parë të lojës. Pas kësaj, duke luajtur mbrojtje të mirë u përmirësuam dhe shkuam te fitorja e merituar,” ka thënë shkurt kroati Pavic.

Bashkimi me fitore ndaj Rahovecit ka bërë bilansin 6-5 në Superligë, për të qenë në pjesën e epërme të tabelës për momentin. Kjo ka qenë fitorja e parë e Bashkimit pas dy humbjeve me radhë në kampionat.

Sa i përket dueleve të ndërsjella në kampionat, Bashkimi ka bërë tani bilansin 2-0 ndaj vreshtarëve, që ende nuk janë këndellur edhe me ardhjen e trajnerit të ri në skuadër.


 
Të gjitha lajmet nga