BASHKIMI - RAHOVECI

FOTO / Bashkimi
Bashkimi deklason Rahovecin, thellohet kriza e vreshtarëve
17 November, 2021 @20:58
Ndeshja e dytë e ditë së sotme në Superligën e Kosovës, Bashkimi me lehtësi e mposhti Rahovecin me rezultat 87-65.
Rahoveci në çerekun e parë e kishte një epërsi prej 7 pikëve, por çereku i parë u mbyll me rezultat 28-25 për Bashkimin.
Në 10 minutëshin e dytë, 5 lojtarë nga të dyja skuadrat shënuan pikë dyshifrore (Avi Toomer 13 pikë, Julien Lewes 11 pikë - Musab Mala 11 pikë, Arion Balluku 10 pikë dhe Fisnik Rugova 10 pikë), derisa Bashkimi e ngriti epërsinë në 6 pikë (49-43).
Bashkimi e thelloi epërsinë edhe në çerekun e tretë (67-55), derisa në çerekun e fundit kontrolli ishte totalisht te skuadra prizrenase dhe kështu arriti fitoren e gjashtë të stinorit.
Avi Toomer me 24 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Bashkimit, kurse Julien Lewis shkëlqeu me 22 pikë, 10 kërcime, 6 asistime e 4 topa të rrëmbyer.
Performancë të mirë tregoi edhe Valon Bunjaku me 12 pikë, 8 asistime e 6 kërcime.
Te Rahoveci me nga 14 pikë luajtën Milik Yarbrough dhe Musab Mala dhe me 12 pikë Fisnik Rugova.
Bashkimi me 6 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e katërt, kurse Rahoveci ka bilanc prej 2 fitoreve e 9 humbjeve.
Për Rahovecin kjo ishte humbja e tetë rresht.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Trepçën, derisa Rahoveci me Prishtinën.