ULPIANA - FERIZAJ

Ulpiana ruan kreun me barazim
7 March, 2021 @15:20
Skuadra lidere e grupit B në Ligën e Parë, Ulpiana, ka arritur ta ruajë pozitën e parë me barazimin pa gola në ndeshjen ndaj Ferizajit.
Rezultati pa gola, 0-0, e mbajti Ulpianën në pozitën e parë, falë kundërshtarëve të drejtpërdrejtë, Vitisë dhe Flamurtarit, të cilët po ashtu nuk arritën të shënojnë fitore këtë javë.
Pas xhiros 17, Ulpiana kryeson me 28 pikë, aq sa ka edhe Vitia, kurse Ferizaj renditet në pozitën e pestë e gjithesj 23 pikë të tubuara.