PAS NDESHJES: BASHKIMI - PEJA
Urim Zenelaj: Ishte një lojë e lehtë për ne
11 February, 2018 @12:04
Qendra gjigante e Bashkimit, Urim Zenelaj, dje në ndeshjen kundër Pejës ishte më i miri.
Zenelaj luajti me 24 pikë, 13 kërcime e 6 asistime dje, ndërsa në një bisedë me Borozani.com ka thënë se ishte një ndeshje e lehtë për ta.
“Ishte një ndeshje e lehtë për ne, që u munduam ta shfrytëzojmë sa më mirë për t’u komponuar para ndeshjeve që i kemi në Kupën e Kosovës”.
Urimi gjithashtu është duke stërvitur individualisht për ngritjen e performancës së tij.
“Në aspektin individual, kam filluar të ushtrojë me trajnerin Illmen Bajra që ta ngris formën gradualisht”, ka shtuar ai.
Bashkimi gjendet në pozitën e dytë në Superligë me 14 fitore e pesë humbje.