MESFUSHORI I KOSOVËS

Valon Berisha lëndohet
22 September, 2021 @21:50
Njëri ndër mesfushorët më të dalluar të reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha, është lënduar në përballjen e sotme të ekipit të tij Reims, që luajti si mysafir i Lille.
Berisha doli në minutën e tetë të ndeshjes, për tu zëvendësuar nga bashkëlojtari i tij Hugo Ekitike, ndërsa për seriozitetin e lëndimit të tij duhet të priten inçizimet e nesërme dhe konstatimet e mjekëve të klubit.
Te Reims gjithashtu luan edhe mesfushori tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, që gjithashtu është i lënduar qe disa muaj.
Lille mposhti Reimsin 2-1. Në shtatë xhirot e para të stinorit Reims ka arritur një fitore.