KASTRIOTI (F) - VËLLAZNIMI (F)
Vashat e Vëllaznimit hapin stinorin me fitore
28 October, 2020 @15:14
Vashat e Vëllaznimit deklasojnë Kastriotin.
Skuadra gjakovare e femrave, Vëllaznimi, në ndeshjen e parë të Ligës së Femrave për sezonin 2020/21, arriti ta mposhtë Kastriotin me rezultat 51-100.
Për dallim nga sezoni i kaluar, Vëllaznimi e hapi edicionin 2020/21 me dy lojtare të huaja, derisa ato e luajtën rolin kryesore në fitoren e skuadrës gjakovare.
Raven Northcross-Baker, luajti me 33 pikë, 11 kërcime e 8 asistime, kurse Sarah Mgbeike me 30 pikë, 18 kërcime, 7 asistime e 6 topa të vjedhur.
Me pikë dyshifrore luajtën edhe Rina Hoda me Diellza Letin me nga 13 pikë secila.
Te Kastrioti më e dalluara ishte Alexander Amani me 30 pikë e 8 kërcime, derisa ka ndikuar në humbjen e skuadrës performanca jo e mirë Agnesa Rrahmanit, e cila luajti me vetëm 8 pikë.
Vëllaznimi në xhiron e dytë do të takohet me Prishtinën, kurse Kastrioti me Penzën.