Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDIN DZEKO

Vazhdojmë luftën për titull

REUTERS/Dylan Martinez

Vazhdojmë luftën për titull


31 December, 2012 @11:44

Nëse shikohet forma e Manchester Unitedit dhe epërsia 7 pikëshe në tabelë ndaj rivalit të qytetit Manchester City, është vështirë që të besohet se ekipi i Sir Alex Ferguson do të ndalet. 

Mirëpo, kështu nuk mendon sulmuesi boshnjak i Manchester Cityt, që është kampion aktual i Anglisë. 

 

“Asgjë nuk ka përfunduar. Ne luftojmë deri në fund. Ka edhe shumë lojëra dhe mos harroni stinorin e kaluar ne e arritëm dallimin 5 pikësh në dy ndeshjet e fundit,” ka thënë boshnjaku Dzeko që shënoi dy herë në fundjavë për ekipin e Mancinit. 

 

Dzeko që zakonisht është rezervë në City, këtë stinor ka marrë epitetin e shpëtimtarit të ekipit dhe trajnerit Mancini, pasi që sa herë e fuste ky i fundit në lojë, Dzeko shënonte. 


 
Të gjitha lajmet nga