PREMIER LEAGUE

REUTERS/Phil Noble
E kaltërta e Chelseat
30 December, 2012 @16:27
Dy golat e Frank Lampardit ishin sikur dhuratë e festave të fundvitit për tifozët e Chelsea. Mesfushori anglez shënoi dy herë (42’ dhe 72’) për fitoren e Chelseat në ndeshjen kundër Evertonit, të luajtur në stadiumin Goodison Park të Liverpoolit.
Ndërsa për vendësit goli i vetëm u shënua në minutën e dytë të ndeshjes nga Steven Pienaar.
Kjo ishte fitorja e katërt me radhë e Chelseat në Premier League dhe tani ekipi i Rafa Benitezit i ka 38 pikë dhe gjendet në vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Evertoni mbeti me 33 pikë në pozitën e gjashtë.
Në xhiron e ardhshme që do të luhet me 1/2 janar Chelsea do ta pret skuadrën Queens Park Rangers, kurse Evertoni do të jetë mysafire e Newcastle Unitedit.