PREMIER LEAGUE

REUTERS/Nigel Roddis
Janari në Premier League
29 December, 2012 @17:55
E përditshmja angleze, The Sun, ka bërë një analizë të zgjeruar për afatin kalimtar të janarit të skuadrave të Premier Leagues. Në këtë analizë janë bërë të ditur synimet, buxheti dhe gjasat e ekipeve angleze për transferim të lojtarëve që janë duke u kërkuar.
ARSENAL
Buxheti: 30 milionë funte
Synimet: Wilfried Zaha (Crystal Palace), Demba Ba (Newcastle), Nani (Man United)
Gjasat: Të larta. Arsenal është në kërkim të lojtarëve ofensiv dhe në rast se Arsene Wenger vendos të paguaj çmimet e kërkuara nga skuadrat, të gjithë përforcimet mund të jenë të mundshme.
ASTON VILLA
Buxheti: 5 milionë funte
Synimet: Luke Murphy (Crewe), John Guidetti (Man City), Glenn Murray (Palace), James Henry (Millwall)
Gjasat: Të vogla, por kjo mund të ndryshohet në qoftëse klubi vendos ta shes Darren Bentin.
CHELSEA
Buxheti: 75 milionë funte
Synimet: Andre Schurrle (Leverkusen), Radamel Falcao (Atletico Madrid), Paulinho (Corinthians), Joao Moutinho (Porto)
Gjasat: Vetëm Falcao mund të kushtojë rreth 50 milionë funte, ndërsa Rafael Benitez mund të ketë nevojë për një mesfushorë qendror në qoftë se largohet Frank Lampard.
EVERTON
Buxheti: 6 milionë funte
Synimet: Jack Butland (Birmingham), Vegard Forren (Molde)
Gjasat: Buxheti i kufizuar do të jetë problemi kryesor i tyre, derisa opcion mund të jenë edhe veteranët Tim Cahill dhe Landon Donovan.
FULHAM
Buxheti: 10 milionë funte
Synimet: Vegard Forren (Molde), Darren Bent (Aston Villa)
Gjasat: Janë 50-50. Trajneri Martin Jol mund të kërkojë përforcime, ndërsa transferimi i Bentit mund të jetë i mundshëm nëse arrihet marrëveshje për ndonjë çmim të arsyeshëm.
LIVERPOOL
Buxheti: 28 milionë funte
Synimet: Daniel Sturridge (Chelsea), Thomas Ince (Blackpool), Burak Yilmaz (Galatasaray)
Gjasat: Të mira. Sturridge është gati punë e kryer, derisa konkurrenca e madhe për Thomas Ince mund të jetë problem për ta transferuar atë në Anfield Road.
MANCHESTER CITY
Buxheti: I pa kufizuar
Synimet: Alen Halilovic (Dinamo Zagreb), Paulinho (Corinthians), Daniele de Rossi (Roma), Fernando Llorente (Athletic Bilbao)
Gjasat: Kampionët nuk e kanë në plan për të bërë shpenzime të mëdha në janar, por me ndonjë lëndim të papritur apo me shitjen e Balotellit, mund të ndryshohen planet e tyre.
MANCHESTER UNITED
Buxheti: 20 milionë funte
Synimet: Theo Walcott (Arsenal), Victor Wanyama (Celtic), Alen Halilovic (Dinamo Zagreb), Robert Lewandowski (Dortmund), Ezequiel Garay (Benfica)
Gjasat: Shumë të vogla, duke pasur parasysh deklaratën e fundit të Alex Fergusonit, ku kishte thënë se nuk do të përforcohen me asnjë lojtarë në afatin e janarit.
NEWCASTLE UNITED
Buxheti: 15 milionë funte
Synimet: Thomas Ince (Blackpool), Loic Remy (Marseille), Mathieu Debuchy (Lille), Douglas (Twente)
Gjasat: Shumë të vogla. Remy është një kërkesë e kah-motshme e ekipit të trajnerit Alan Pardew, sikurse edhe Ince dhe Debuchy.
NORWICH CITY
Buxheti: 5 milionë funte
Synimet: Danny Graham (Swansea), Cameron Jerome (Stoke), Matt Phillips (Blackpool)
Gjasat: Të mira. Norwich është duke kaluar një stinor të mirë sivjet dhe klubi ka identifikuar disa objektiva të mundshme për transferim, derisa trajneri Chris Hughton vazhdimisht është duke insistuar që asnjë lojtarë të mos largohet nga ekipi i tij.
QUEENS PARK RANGERS
Buxheti: 13 milionë funte
Synimet: Michael Dawson (Tottenham), Scott Parker (Tottenham), Nicolas Anelka (Shanghai Shenhua), Joe Cole (Liverpool)
Gjasat: Kanë gjasa reale për ta marrë me qira Joe Cole-in, ndërsa Tottenhami vështirë se do të lejojë largimin e dyshes, Dawson - Parker.
READING
Buxheti: 5 deri 10 milionë funte
Synimet: Lee Camp (Nottingham Forest), Paul Robinson (Blackburn), Roman Pavlyuchenko (Lokomotiv Moscow)
Gjasat: Janë të dëshpëruar për pozitën momentale në tabelë dhe vërtetë kanë nevojë për përforcime nëse dëshirojnë të mbijetojnë në Premier League.
SOUTHAMPTON
Buxheti: 5 milionë funte
Synimet: Abdul Kader Keita (I lirë), Scott Dann (Blackburn), Matt Besler (Kansas City)
Gjasat: Të mira. Ekipi i trajnerit Nigel Adkins ka nevojë për përforcime sidomos në vijën e mbrojtjes.
STOKE CITY
Buxheti: 2 deri 3 milionë funte
Synimet: Danny Simpson (Newcastle), Chung-Yong Lee (Bolton), Marko Marin (Chelsea), Atiba Hutchinson (PSV), Martin Olsson (Blackburn)
Gjasat: Të vogla. Stoke së pari duhet t’i largojë disa futbollistë në qoftë se dëshiron të përforcohet me lojtarë të rinjë.
SUNDERLAND
Buxheti: 8 milionë funte
Synimet: Danny Rose (Tottenham), Gary Hooper (Celtic), Danny Graham (Swansea)
Gjasat: Reale. Sunderland është afër transferimit të Danny Rose-it, derisa rrugën e tij mund ta ndjek edhe ndonjë sulmues tjetër.
SWANSEA
Buxheti: 4 milionë funte
Synimet: Christophe Berra (Wolves), Ryan Fraser (Aberdeen)
Gjasat: Në qoftë se tregohen serioz mund të kenë gjasa të mëdha në transferimin e dyshes Berra - Fraser.
TOTTENHAM HOTSPUR
Buxheti: 25 milionë funte
Synimet: Joao Moutinho (Porto), Christian Eriksen (Ajax)
Gjasat: Marrëveshja me Moutinhon pothuajse gati është e përfunduar dhe transferimi i tij me siguri që do t’i shtojë gjasat që Spurs të sigurojnë një vend në top katërshe të Premier Leagues.
WEST BROMWICH ALBION
Buxheti: 0
Synimet: Nuk ka
Gjasat: Rezultatet të mira të arritura kanë bërë që trajneri Steve Clarke të mos jetë i interesuar për përforcime. Mirëpo në rast të ndonjë lëndimi të papritur, WBA mund të shqyrtojë opcionin e huazimit të ndonjë lojtari.
WEST HAM UNITED
Buxheti: 10 milionë funte
Synimet: Darren Bent (Aston Villa), Faouzi Ghoulam (St Etienne), Joe Cole (Liverpool), Andreas Cornelius (Copenhagen)
Gjasat: Të mira. West Ham mund ta transerojë secilin prej tyre, por prioriteti kryesor i trajnerit Sam Allardyce do të jetë mbajtja në ekip të mesfushorit, Mohamed Diame.
WIGAN ATHLETIC
Buxheti: 4 milionë funte
Synimet: Roger Espinoza (Kansas City), Ryan Fraser (Aberdeen), Christophe Berra (Wolves)
Gjasat: Të shkëlqyer. Kërkesa për leje pune të Espinozas tregon se ky transferim tanimë ka përfunduar, derisa bisedimet me Fraser dhe Berra janë në rrugë të mirë drejtë përfundimit.