PREMIER LEAGUE

REUTERS/Eddie Keogh
Fitore me 3 gola
30 December, 2012 @18:48
Në ndeshjen e fundit të vitit 2012 në Premier League u përballën skuadrat Queens Park Rangers dhe Liverpool, kurse në fund fitores i’u gëzuan këta të fundit me rezultat 0-3.
Të kuqtë e gjithë punën e përfunduan në gjysmëorën e parë të ndeshjes. Luis Suarez shënoi dy herë (10’ dhe 16’), derisa Daniel Agger shënoi në minutën 28’ për ta trefishuar rezultatin dhe për t’i siguruar një ndeshje të lëhtë dhe pa problem në vijim të takimit për ekipin e tij.
Me këtë fitore Liverpool mbërrin në kuotën e 28 pikëve, kurse QPR mbetet e gozhduar në fund të tabelës me vetëm 10 pikë.