LUKA MODRIC

Vazhdon edhe për një sezon me Realin
25 May, 2021 @11:19
Mesfushori i jashtëzakonshëm kroat, Luka Modric, ka vazhduar kontratën me Real Madridin edhe për një sezon, ka bërë të ditur para pak çastesh edhe zyrtarisht klubi madrilen, nënkampion i Spanjës.
“Real Madrid dhe Luka Modric kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin deri më 30 qershor 2022,” ka bërë të ditur shkurt komunikata duke mos dhënë detaje tjera.
Kreativi 35-vjeçar ka luajtur nëntë stinorë me madrilenët dhe tashmë ka nënshkruar për të dhjetin. Ai më parë ka qenë pjesë e Tottenhamit, prej ku kishte ardhur nga Dinamoja e Zagrebit.
Në stinorin e posapërfunduar Modric ka kontribuuar me 35 paraqitje për los blancos, ndërsa ka shënuar 5 herë.