Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL BETIS

Do të luaj në moshë 40-vjeçare, kapiteni vazhdon

Do të luaj në moshë 40-vjeçare, kapiteni vazhdon


25 May, 2021 @7:53

Kapiteni i skuadrës elite spanjolle, Real Betis, ka vazhduar kontratën edhe për një stinor me ekipin, duke arritur që të bëhet njëri ndër lojtarët më të vjetër në ligat elite të futbollit që luan ende.

Joaquin Sanchez, ish-reprezentues i Spanjës dhe golashënuesi më i moshuar i LaLigas (shënoi në moshën 39-vjeçare) në korrik do t’i mbush 40 vjet.

Kështu, ai do të jetë futbollisti më në moshë në Spanjë që luan ende, derisa mbetet të shihet se a do të arrijë t’ia thyejë rekordin portierit legjendar të Barcelonës, Andoni Zubizarreta, për paraqitje në LaLiga. Joaquin ka 579 ndeshje, Zubi 622.

Përndryshe, Joaquin është lojtar i vetëm që ende luan në LaLiga dhe që ka qenë edhe pjesë e Botërorit “Japonia e Korea 2002”.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga