Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EL CLASICO - AFRON REALIN DREJT TITULLIT

Real Madrid para zyrtarizimit të titullit pas fitores në El Clasico

Fotot: B/R

Real Madrid para zyrtarizimit të titullit pas fitores në El Clasico


21 April, 2024 @23:10

Real Madrid ka shënuar fitore në derbin e madh spanjoll, El Clasico, duke e mposhtur Barcelonën 3-2 në “Santiago Bernabeu” dhe me këtë fitore ka krijuar distancë 11 pikëshe ndaj Barcelonës ndjekëse, 6 xhiro para fundit të stinorit.

Jude Bellingham

Përkundër se dy herë ishin në disanvatazh 0-1 dhe 1-2, Real Madrid ka barazuar shpejtë në të dyja rastet për të shënuar krejt në fund me një avancim të Brahim Diazit, që pasi gjeti Fede Valverden, nga krahu i kundërt Jude Bellgingham vulosi ndeshjen: Real Madrid - Barcelona 3-2 [Vini Jr. 18’pen., Vazquez 73’, Bellingham 90’+1 - Christensen 6’, Fermin 69’].

El Clasicoja nisi më mirë për Barcelonën, që gjeti golin shpejt me Andreas Christensin, që shënoi me kokë pas kornerit për avantazhin fillestar. Mirëpo, pas pak një penallti e dhënë në dukje e lehtë nga referi i ndeshjes, bëri që Vini Jr. të barazojë rezultatin dhe të rindezë ndeshjen.

Intensitet i lartë i ndeshjes pati edhe më pas, ndërsa Barcelona avancoi në pjesë të dytë pas një krosimi të Yamine Lamal, e topin e dëbuar nga portieri e konvertoi në gol Fermin Lopez. Reagimi i “mbretërve” ishte i shpejtë, ndërsa kësaj radhe shënoi Lucas Vazquez për 2-2.

E kur Barcelona u hodh në sulm edhe më fuqishëm kah fundi dhe pas disa rasteve të humbura, ka qenë një vrap i Bellinghamit që erdhi pakapshëm nga krahu i kundërt për të festuar fitoren e ekipit të tij.

Lideri Real Madrid tash ka 81 pikë pas 32 ndeshjesh në LaLiga, ndërsa Barcelona e dyta mbetet në 70 pikë, me ekipin e Carlo Ancelottit që iu afrua tashmë krejtësisht titullit kampion.

Real Madrid


 
Të gjitha lajmet nga La Liga