MINIMALE
Raphinha për fitore, Barcelona mban presionin ndaj Realit
31 March, 2024 @1:33
Në pesë pikë është ulur dallimi në krye të renditjes tabelare të LaLigas, derisa Barcelona ka shënuar fitore minimale ndaj Las Palmasit të shtunën mbrëma për të mbajtur gjallë shpresat për mbrojtje titulli dhe për të vazhduar presionin ndaj Real Madridit kryesues.
Las Palmas u tregua mjaft rezistent, përkundër që prej minutës së 24. të ndeshjes mbetën me 10 lojtarë në fushë kur portieri i tyre u përjashtua me karton të kuq (24’). Barcelona u mundua mjaft dhe mezi gjeti golin, përkundër rasteve, derisa ka qenë braziliani Raphinha që shënoi pas asistimit të Joao Felixit. Felix ishte futur në lojë 3 minuta para golit. Barcelona 1-0 Las Palmas [Raphinha 59’].
Fitorja bën që Barcelona me një ndeshje më tepër të ketë 67 pikë, në pozitë të dytë, duke pasur 5 më pak sesa Real Madridi lider. Madrilenët të dielën luajnë ndaj Athletic Bilbaos.