Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS VAZHDIMEVE ATLETICO KUALIFIKOHET

Në ndeshje senzacionale, Atletico eliminon Realin nga Kupa

Foto: AtleticoMadrid/ fb

Në ndeshje senzacionale, Atletico eliminon Realin nga Kupa


19 January, 2024 @0:22

Duel dramatik në të tetën e finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, ndërsa Atletico Madrid i Diego Simeones në vazhdime ka eliminuar Real Madridin nga gara.

Dy gola në vazhdime i shënoi Atletico Madrid me Antoine Griezmann dhe Rodrigo Riquelmen, për të bërë dallimin në rezultat 4-2 [Lino 39’, Morata 57’, Griezmann 100’, Riquelme 119’ - Oblak ag. 45’, Joselu 82’], pasi që gjatë kohës së rregullt mendonin se po shkonin tutje, derisa zëvendësuesi Joselu i barazoi në 2-2!

Atletico Madrid

Rekord-golashënuesi i Atletico Madridit, Griezmann pas një solo lëvizjeje shënoi një gol briliant për të çuar tutje shpresat e ekipit, nga një kënd i vështirë - për të çuar në delir publikun në Metropolitanon përplot.

Nuk i bënë punë los blancosëve minutat e mbetura, derisa pak para fundit të vazhdimit të dytë Riquelme vulosi gjithçka. Me fitore, Atletico Madrid siguron çerekfinalen e garës, ndërsa Real Madrid që ditë më parë triumfoi në Superkupë të Spanjës ndaj Barcelonës me dominim, u eliminua nga Kupa e Mbretit për stinorin 2023/24.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga