Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA MEZI FITON!

Kapiteni në skenë, për të mos u koritur nga i fundit në tabelë!

Fotot: FCBarcelona/ fb

Kapiteni në skenë, për të mos u koritur nga i fundit në tabelë!


21 December, 2023 @11:30

Kapiteni i Barcelonës Sergi Roberto shënoi dy herë, ndërsa Barcelona fitoi ekipin e fundit në renditje tabelare Almeria, për të vazhduar garën e ngushtë për titull kampioni në Spanjë. Barcelona mposhti mezi Almerian 3-2 [Raphinha 33’, Sergi 60’, 83’ - Carrilho Baptistao 41’, Gonzalez 71’] derisa mysafirët u rikthyen dy herë në lojë, por për të tretën herë nuk patën fuqi.

Sergi Roberto - Barcelona

Me 18 ndeshje të zhvilluara Barcelona është e treta për momentin me 38 pikë, 6 më pak se liderja Girona, ndërsa Almeria mbetet e fundit me 5 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga