Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARI I TYRE I HUAZUAR, I NDËSHKON!

Joao Felix shënon kundër skuadrës së tij! Barça fiton derbin

Joao Felix shënon kundër skuadrës së tij! Barça fiton derbin


4 December, 2023 @10:39

Ka mjaftuar një gol për tu vendosur derbi i xhiros në LaLiga në fundjavë, ndersa ka qenë portugezi Joao Felix që ka shënuar golin e fitores për Barcelonën në duel ndaj ekipit të tij, Atletico Madrid. Këta të fundit e kanë kartonin e pronësisë së portugezit!

Felix, që është huazim një sezonal te Barcelona nga Atletico, çoi topin mbi Jan Oblakun nga këndi i ngushtë për të shënuar për fitore në minutën e 28-të të ndeshjes, ashtu që katalonasit të fitojnë derbin 1-0.

Barcelona

Holandezi Memphis Depay ka pasur rast të mirë për Atleticon, ndaj ish-klubit të tij, por goditja e tij nga gjuajtja e lirë u mbrojt për pak nga Inaki Pena. Barcelona kishte edhe disa raste, por polaku Robert Lewandowski nuk i shfrytëzoi rastet që i kishte.

Fitorja bën që Barcelona të dalë në pozitë të tretë me 34 pikë nga 15 ndeshje, për të lënë Atleticon të katërtin me 31 pikë nga 14 ndeshje. Në fundjavën e radhës, kampioni aktual i Spanjës pret befasinë e stinorit Girona, ndërsa madrilenët e Diego Simeones presin Almerian.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga