Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VEDAT SHOW NDAJ BARCELONËS

Muriqi ndërprenë serinë e Barcelonës

Foto: RCDMallorca/ tw

Muriqi ndërprenë serinë e Barcelonës


26 September, 2023 @23:53

Vedat Muriqi ka qenë ndër lojtarët më të dalluar në fushë sonte, ndërsa ekipi i tij Mallorca ka siguruar pikën e radhës në LaLiga, pasi që sulmuesi i Kosovës ka shënuar dhe ka asistuar në barazimin e ekipit të tij ndaj Barcelonës në “Son Moix”.

Barcelona ka qenë në seri prej 5 fitoreve në të gjitha garat, ndërsa tash mund edhe të humb kryesimin në LaLiga pas këtij barazimi të arritur me vështirësi, falë golit të zëvendësuesit Fermin Lopez (20 vj.), për përfundimtaren: Mallorca 2-2 Barcelona [Muriqi 8’, Prats 45’+3 - Raphinha 41’, Fermin 75’]

Përndryshe Muriqi ka kapur formë të mirë në LaLiga, duke shënuar në tre ndeshjet e fundit për ekipin, ndërsa Mallorca vazhdon të luftojë për ngritje në tabelë nga pjesa e poshtme e saj.

Kjo e sontmja ka qenë pika e gjashtë e Mallorcës Javi Aguirres pas 7 ndeshjeve, derisa aktualisht është në pozitën e 15, ndërsa Barcelona edhe sonte lidere ka 17 pikë nga po aq ndeshje. 

Pas ndeshjes, Muriqi u zgjodh edhe lojtari më i mirë i duelit.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga