Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERGIO RAMOS

Pas 18 vitesh, rikthehet!

Pas 18 vitesh, rikthehet!


4 September, 2023 @17:44

Pas 18 vitesh, Sevilla dhe Sergio Ramos janë bashkuar përsëri. Si i ri e kishte lënë klubin për të shkuar te Real Madrid dhe për të bërë histori në kampionat e Ligë të Kampionëve, ndërsa kur kërkohej nga ekipet e pasura arabe dhe kishte disa oferta nga Turqia - ai zgjodhi ekipin ku bëri emër së pari.

Sergio Ramos është lojtar i ri i Sevillës, ndërsa 37-vjeçari ka pranuar rrogën gati 90% më të ulët sesa që e ka pasur, për tu bërë pjesë e andaluzianëve përsëri.

Sipas Foot Espana, Ramos do të pagohet 2 milionë euro për stinor te Sevilla, ndërsa Mundo Deportivo ka raportuar se Galatasaray i kishte ofruar rreth 11 milionë euro për stinor!

Sevilla këtë stinor do të merr pjesë në Ligë të Kampionëve, si fitues i fundit i Europa Ligës. Atyre që u kujtohet, Ramos nga Sevilla kishte shkuar te Real Madrid si një krah i djathtë shumë i shpejtë, ndërsa me kohë te mbretërit u bë ndër qendërmbrojtësit më të dalluar në futbollin evropian e botëror.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga