GOLI I PARË, PËR FITOREN E PARË!
Vedat Muriqi i sjell fitoren e parë Mallorcës
16 September, 2023 @20:37
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është treguar vendimtar në fitoren e parë të Mallorcës këtë stinor, duke shënuar vonë në ndeshje ndaj Celta Vigos së drejtuar nga Rafa Benitez.
Kosovari ka pranuar një krosim të devijuar pak nga Dani Rodriguez, për të shënuar menjëherë vonë në ndeshje për fitore, pas një presioni të madh të duruar të ekipit të tij nga Celta kërkuese gjatë ndeshjes.
Muriqi ka hyrë në formë pas golave të shënuar ndaj Zvicrës me Kosovën, ndërsa më parë, para ndeshjeve të shteteve, ai nuk kishte shënuar as nga penalltia për ekipin e tij.
Me fitoren, Celta 0-1 Mallorca (Muriqi 85’), ishullorët marrin trepikëshin e parë të stinorit, ndërsa sulmuesi shënon golin e parë të stinorit në LaLiga.
Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes