Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NËNDETËSJA E VERDHË

Trajneri i parë i shkarkuar në LaLiga këtë stinor

Trajneri i parë i shkarkuar në LaLiga këtë stinor


5 September, 2023 @14:01

Kanë kaluar vetëm katër xhiro, ndërsa tashmë edhe zyrtarisht është shkarkuar trajneri i parë këtë stinor në elitën e futbollit spanjoll. Me një fitore e tre humbje të regjistruara, Villarreal ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre të deritashëm, Quique Setien.

Villarreal pësoi nga Betis, Barcelona dhe Cadiz, ndërsa fitoi vetëm Mallorcën, e Setien 64-vjeç nuk arriti të këndellë gjërat dhe kështu detyra e tij mori fund me “nëndetësën e verdhë”.

Ekipi spanjoll ka bërë të ditur se përkohësisht në detyrën e trajnerit do të qëndrojë drejtori i futbollit në ekip, Miguel Angel Tena, derisa ekipi të sigurojë një marrëveshje me një kryetrajner tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga