ANGLEZI SHKËLQEN NË DEBUTIM NË EL CLASICO
“Hey Jude” në Barcelonë, anglezi shkëlqen për t’ia dhënë humbjen e parë katalonasve
28 October, 2023 @18:29
Në ndeshjen ku Barcelona luajti El Clasicon e parë në stadiumin e ri, pasi që Camp Nou po renovohet, ashtu edhe siç thotë historia, fiton Real Madridi. E njëjta kishte ndodhur edhe në vitet e largëta, por edhe në El Clasicon e parë të Camp Nout. Njëjtë u bë edhe sonte në stadiumin olimpik Lluis Companys.
Përkundër dominimit në 65 minutat e para të ndeshjes, Barcelona u mposht nga Real Madridi 1-2, që mori fuqi me hyrjen e Eduardo Camavingas në lojë, ndërsa më pas me golat e Jude Bellinghamit (të parat në El Clasicon e parë) mbretërit e drejtuar nga Carlo Ancelotti dolën fitues - duke ia shkaktuar humbjen e parë kampionale Barcelonës.
Ilkay Gundogan (6’) i kishte dhënë epërsinë Barcelonës heret në ndeshje, ndërsa rastet rridhnin për katalonasit e disponuar në fillim. Por, Kepa mbrojti dy raste shumë të mira të Barcelonës, duke mbajtur ekipin e tij në lojë.
E në pjesë të dytë një goditje e fortë e Bellinghamit (62’), në formë të jashtëzakonshme, çoi ndeshjen në barazim. Më pas, i njëjti, kur tashmë ishte hapur loja pas minutës së 80 dhe të dyja ekipet kërkonin fitoren, ka qenë përsëri anglezi që u gjend në pozitën e duhur, pas një topi që Luka Modric zëvendësues, nuk arriti ta ndalë si duhet për të shënuar për fitore (90’+2).
Xavi përjetoi humbjen e parë të stinorit, ndërsa aktualisht është i treti në renditje tabelare me Barcelonën që me 11 ndeshje ka 24 pikë. Real Madridi kap lidershipin me këtë fitore, duke arritur te 28 pikëshi, derisa Bellingham, që ndali Barcelonën me fanella të “Rolling Stones” sonte me emrin e tij “Hey Jude”, ka vazhduar super formën duke shënuar 12 gola në 12 ndeshje në të gjitha garat me madrilenët prej se erdhi këtë verë aty, e në LaLiga të dhjetën.