Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI I KOSOVËS

Vedat Muriqi i rikthehet Mallorcës

Vedat Muriqi i rikthehet Mallorcës


15 October, 2023 @16:12

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i është thyer ekipit të tij Mallorca, ka bërë të ditur sot Marca spanjolle. Muriqi, që ishte i suspenduar për ndeshjen ndaj Andorrës dhe priste të luante ndaj Izraelit, i është kthyer ekipit të tij, pasi që ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e paraparë të luhet sonte në Prishtinë, është shtyer për shkak të situatës koatike atje.

Trajneri i Mallorcës Javier Aguirre i ka dhënë lojtarëve pushim deri të hënën, ndërsa Muriqi këtë stinor për Mallorcën në LaLiga ka shënuar katër gola dhe dy asistime. Në xhiron e radhës, Mallorca udhëton te Real Sociedad për ndeshjen e 21 tetorit. Përndryshe në mungesë të Muriqit, Kosova fitoi ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Andorrës të luajtur më 12 tetor, 0-3.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga