Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KATALONASIT PËRBIROHEN

Sociedad dominon, Barcelona fiton!

Sociedad dominon, Barcelona fiton!


4 November, 2023 @23:04

Një paraqitje për tu harruar e Barcelonës sonte në Reale Arena të San Sebastianit, ndërsa vendasve iu ndërpre seria e ndeshjeve pa humbje, kur Ronald Araujo (90’+3) shënoi në minutën e fundit shtesë për t’ia sjellë fitoren Barcelonës, 0-1!

Real Sociedad ka dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe ka pasur raste konkrete që vetëm falë Marc Andre ter Stegenit nuk përfunduan në gol të Barcelonës! Xavi bëri 5 ndërrime në pjesë të dytë, të gjitha në pjesën ofanzive, por përsëri lojë e mundësi nuk kishte, derisa qendërmbrojtësi uruguajan i ekipit Araujo bëri dallimin, kur shënoi me kokë për fitore.

Goli i Araujos erdhi, kur ky u fut befasisht në zonë të Sociedadit, derisa Ilkay Gundogan milimetrikisht asistoi për t’ia sjellë ekipit fitoren. Barcelona festoi në fund, duke arritur tash 27 pikë në 12 ndeshje dhe aktualisht pozitën e tretë, për ta lënë Sociedadin në pozitë të gjashtë me 19 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga