Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GIRONA LIDERE

Girona serioze, mposht Barcelonën dhe rimerr kreun

Girona serioze, mposht Barcelonën dhe rimerr kreun


10 December, 2023 @23:11

Girona është lidere e LaLigas përsëri. Ekipi i vogël nga pjesa katalonase e Spanjës po vazhdon të bëj mrekulli në fushë, ndërsa sonte kanë mposhtur Barcelonën me rezultat 2-4 në një ndeshje bukur të luajtur.

Të drejtuar nga Miguel Sanchez — Michel (46-vj.), Girona ka regjistruar fitoren e trembëdhjetë sezonale dhe me 41 pikë kanë dalë para Real Madridit në renditje tabelare. Kjo ka qenë fitorja e parë e tyre në histori ndaj Barcelonës, ndërsa festa ishte e madhe në “Lluis Companys” të Barcelonës.

Michel

Mysafirët morrën epërsinë herët, përmes një kundërsulmi, kur kombinimi ukrainas Tsygankov gjeti Dovbykun (12’), ndërsa shpejt Lewandowski reagoi me kokë, pas një korneri për barazim (19’). Rastet vazhduan nga të dyja palët, ndërsa lojtari i ndeshjes Miguel Gutierrez i dha avantazhin Gironës para pushimit për 1-2 (40’).

Joao Felix

Barcelona kontrolloi ndeshjen në pjesë të dytë, por rrugën e golit s’e gjeti. E një gabim në mbrojtje bëri që zëvendësuesi Valery (80’) t’i jep shpresa të mëdha ekipit. Barcelona përsëri u hodh në sulm, ndërsa kur Gundogan i dha shpresa Barcelonës për barazim duke shënuar (90’+2) për 2-3, një gjuajtje e lirë jo premtuese dhe tjetër mos-mbulim i lojtarit ka bërë që Savio të gjej veteranin Stuani, ndërsa zëvendësuesi me përvojë vulosi fitoren (90’+5) 2-4.

Girona me 41 pikë pas 16 ndeshjesh është e para në LaLiga me dy pikë më shumë sesa Real Madridi, ndërsa Barcelona mbetet e katërta me 34 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga