Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E SPANJËS

Vini Jr me hat-trick, Reali shkatërron Barcelonën dhe fiton Superkupën

Fotot: RealMadrid/ fb

Vini Jr me hat-trick, Reali shkatërron Barcelonën dhe fiton Superkupën


14 January, 2024 @22:18

Braziliani Vinicius Junior ka shënuar hat-trick në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa Real Madridi ka mposhtur Barcelonën 4-1 [Vini Jr 7’, 10’, 39’pen., Rodrygo 64’ - Lewa 33’]në finale të Superkupës së Spanjës, për ta marrë trofeun e parë të vitit 2024.

Krahu Vini Jr. shënoi dy herë brenda 10 minutave të para të ndeshjes, për t’i dhënë kontroll të plotë Real Madridit të Carlo Ancelottit përgjatë ndeshjes, derisa Barcelona assesi nuk arriti të këndellej në minutat në vazhdim për të dalë kokulur nga finalja.

Për të kompletuar fitoren e Real Madridit u përkujdes braziliani tjetër në ekip, Rodrygo, që shënoi në minutën e 64. të ndeshjes, ndërsa për të shtuar mjerimin katalonas u përkujdes Ronald Araujo që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 71. të ndeshjes, ku Barcelona prej atëherë luajti me 10 lojtarë.

Real Madrid

Sa i përket statistikave të veçanta në ndeshje, Vini Jr u bë braziliani i parë që shënon hat-trick për Real Madridin ndaj Barcelonës, ndërsa u bë edhe lojtari i parë që shënoi hat-trick në një El-Clasico të Superkupës.

Ndeshja finale e Superkupës së Spanjës u luajt në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa Reali kishte mposhtur Atleticon në gjysmëfinale e Barcelona Osasunën për të arritur finalen.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga