EL PIRATA
Mallorca me video nga stërvitja e Muriqit, pritet rikthimi
10 January, 2024 @15:23
Vedat Muriqi ka nisur ditë më parë stërvitjet me ekipin e tij Mallorca, pas lëndimit që e pësoi duke luajtur për Kosovën në ndeshje kualifikuese për evropian ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”.
Mallorca duket e gëzuar që “pirati” i saj iu rikthye stërvitjeve, ndërsa ka theksuar se ai ka filluar të luajë me topin pas lëndimit dhe mezi pret rikthimin në fushë për t’i parë golat e tij.
“Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje. ‘El Pirata’ tashmë po prek topin. Si ai dhe i gjithë Mallorca shpresojnë që procesi i rikuperimit nga dëmtimi i tij të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne të mund të festojmë golat e tij përsëri sa më shpejt të jetë e mundur.” — ka shkruar RCD Mallorca në përshkrimin e videos së mëposhtme.