MURIQI I KTHEHET GOLIT
Fitorja e parë e vitit për Mallorcën, me vulën e Muriqit
11 February, 2024 @18:40
Ka shënuar golin e parë pas rikthimit nga lëndimi. Ka shënuar në minutën shtesë të ndeshjes, e sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi i ka dhënë fitoren e parë të vitit 2024 në LaLiga ekipit të Mallorcës, për tri pikët e para këtë vit në kampionat, që erdhën pas pesë ndeshjeve pa fitore!
Muriqi ka kërcyer mirë me kokë pas goditjes nga këndi dhe ka tundur rrjetën e Stole Dimitrievskit, derisa Mallorca mposhti Rayo Vallecanon 2-1 [Antonio Sanchez 48’, Vedat Muriqi 90’+1 - Alvaro Garcia 76’]. Gëzimi ka qenë i madh si në taborin e ishullorëve, ashtu edhe në tërë “Son Moix” ku tifozëria festoi në fund.
Fitorja bën që Mallorca të arrijë në 23 pikë dhe të dalë në pozitën e 15. të LaLigës, ndërsa ekipet e rrezikuara për rënie kanë nën 20 pikë. Kjo ka qenë vetëm fitorja e katërt e Mallorcës në LaLiga këtë stinor, ndërsa Rayo Vallecano është mbi ekipin e Muriqit, me një pikë më shumë, pas 24 ndeshjeve të luajtura.
Ohhh we missed you so much @MuriqiVedat
— Kosovan Football(@kosovanfooty_EN) February 11, 2024
pic.twitter.com/jXoBOoSg7h