Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Muriqi me Mallorcën, në finale të Kupës së Mbretit

Fotot: RCDMallorca/x

Muriqi me Mallorcën, në finale të Kupës së Mbretit


28 February, 2024 @13:49

Vedat Muriqi hyri si zëvendësues dje në ndeshjen që Mallorca e fitoi pas penalltive ndaj Real Sociedadit që garon në Ligë të Kampionëve, për të çuar ndeshjen në vazhdime dhe për të shënuar penalltinë gjatë ekzekutimit të tyre, ashtu që ekipi i tij Mallorca të sigurojë finalen e Kupës së Mbretit të Spanjës! Mallorca siguroi finalen pas penalltive 4-5.

Kjo është hera e parë që Mallorca arrin në finale të Kupës së Mbretit, të njohur si Copa del Rey, pas 21 sezonesh! Muriqi hyri në lojë në minutën e 62. të ndeshjes ndërsa luajti deri në minutën e 120. kur loja shkoi në penallti, pasi që ndeshja e parë në Mallorca kishte përfunduar 0-0 e mbrëmë në San Sebastian u mbyllë 1-1.

Mallorca

E në serinë e penalltive, Muriqi mori përgjegjësinë i pari te Mallorca, derisa pas tij shënuan të gjithë lojtarët dhe kështu nisi gëzimi i madh te ekipi ishullor i drejtuar nga Javier Aguirre, për të cilin Marca shkroi sot se “tekilla futbolli” i meksikanit arriti suksesin dhe tashmë do të kërkojnë Kupën.

Në finale, Mallorca pret fituesin e përballjes Athletic Bilbao - Atletico Madrid, ndeshja e parë e së cilës ka përfunduar 1-0 për baskët, ndërsa ndeshja e kthimit luhet nesër mbrëma në “San Mames”.

Finalja luhet më 6 prill në “La Cartuja” të Seviljës. Ndërkohë, kjo arritje e ekipit të Aguirres mund të ngris moralin e ekipit që në kampionat është duke luftuar për mbijetesë!


 
Të gjitha lajmet nga La Liga