Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Mbappe i Real Madridit, prezantimi pritet javën tjetër

Mbappe i Real Madridit, prezantimi pritet javën tjetër


3 June, 2024 @14:25

Kylian Mbappe ka nënshkruar kontratë me Real Madridin për tu bërë pjesë e rekord-kampionit të Ligës së Kampionëve pasi që i përfundon kontrata me ekipin e tij aktual Paris St Germain më 30 qershor.

Sulmuesi i Francës ka arritur marrëveshje me ekipin nga “Santiago Bernabeu” në shkurt të këtij viti, ndërsa në fund të majit bëri të ditur se do të ndahet me Paris St Germainin në fund të stinorit.

Mbappe 25 vjeçar tash ka nënshkruar edhe termet e kontratës, ndërsa do të mund të luajë për Real Madridin që prej 1 korrikut të këtij viti. Francezi është fitues i Kupës së Botës në vitin 2018 me Francën, gjithashtu rekord golashënues i parisienëve me 256 gola kur arriti aty si huazim nga Monacoja në vitin 2017.

Real Madrid po kërkon që ta prezantojë lojtarin gjatë javës, maksimalisht asaj që vjen, pasi që kërkon të përfundojë gjithçka para fillimit të evropianit “Gjermania 2024”.

Ai ka arritur marrëveshje me Realin deri në vitin 2029, me rrogë vjetore prej 15 milionë eurove, si dhe 150 milionë euro “për nënshkrim” që do t’i pagohet brenda pesë viteve. Gjithashtu, ai do të mbajë një përqindje të të drejtave të tij për imazhin si lojtar.

Real Madrid këtë stinor fitoi titullin e kampionit të Spanjës, si dhe më 1 qershor fitoi Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Borussia Dortmundin 2-0 në finale.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1