Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF PËR NGRITJE

Mposht Sociedadin, Barcelona ngritet në renditje

Foto: FCBarcelona/X

Mposht Sociedadin, Barcelona ngritet në renditje


13 May, 2024 @23:48

Titulli kampion mbeti pa u mbrojtur, por së paku ekipi i Barcelonës po kërkon të jetë më i miri ndaj të tjerëve në LaLiga dhe kështu me fitoren e arritur 2-0 sot ndaj Real Sociedadit të papërshtatshëm, ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez i është kthyer pozitës së dytë në renditje tabelare, duke dalë me një pikë mbi Gironën.

Barcelona mposhti Real Sociedadin në “Lluis Companys” ndërsa Lamine Yamal në pjesë të parë (40’) dhe Raphinha krejt në fund nga penalltia (90’+3) siguroi fitoren e katalonasve. Fitorja e 23. kampionale për blaugranat i bën ata me 76 pikë, karshi Gironës që ka 75 në pozitë të tretë. Deri në fund të stinorit në LaLiga, ku Real Madridi veçse ka festuar titullin kampion, kanë mbetur edhe tre xhiro.

NOTAT E LOJTARËVE:

BARCELONA: Ter Stegen 6; Kounde 6, Inigo Martinez 6, Cubarsi 6, Cancelo 6; Gundogan 7, Christensen 6, Pedri 6; Lamine Yamal 8, Lewandowski 7, Raphinha 7.
Rez: Sergi Roberto 6, Fermin 7, Ferran Torres 7, Romeu.
REAL SOCIEDAD: Remiro 7; Traore 6, Aritz 6, Le Normand 7, Pacheco 6; Aramburu 6, Turrientes 6, Mikel Merino 6; Oyarzabal 6, Brais Mendez 6; Becker 6.
Rez: Tiernay 6, Take 7, Barrenetxea 6, Zakharyan 6, Odriozola 6.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga